Winterswijk – Gezocht – Kush di më tepër për vrasjen e Demë Lulajt?

Ka disa muaj që policia holandeze është duke bërë hetime për vrasjen e dhunshme të Demë Lulajt. Atë pasdite të diele tetori të vitit të kaluar burri 58-vjeçar kishte qenë duke ecur në vendbanimin e tij Winterswijk, kur ishte sulmuar nga mbrapa. Me lëndime të rënda ai ka përfunduar në spital dhe aty ka vdekur. Policia gjermane që në nëntor ia ka arritur të arrestonte një të pandehur nga qyteti Bochum. Por megjithatë, ekipi që heton vrasjen është ende duke kërkuar me urgjencë më tepër informacione për këtë rast.2 min


Omschrijving

Prandaj është shpallur një shpërblim prej 15.000 euro për informatën që do të çojë deri te zbardhja e rastit.

Mendojmë se ka njerëz që kanë më tepër informata për këtë rast. Policia dëshiron të kontaktojë me ata njerëz.

Viktima është nga Kosova

Viktima është 58-vjeçari Demë Lulaj. Ai banonte në Winterswijk, por është shqiptar nga Kosova, nga rrethi i Deçanit. Viktima është nga komuniteti shqiptar. Nga hetimet e deritanishme policore rezulton se sipas të gjitha gjasave ai nuk ishte viktimë e rastit. Mundësisht kemi të bëjmë me gjakmarrje, që do të thotë se vrasja mund të ketë qenë nga hakmarrja për ndonjë sherr (të moçëm).

Ku ka mbetur makina?

Sipas dëshmitarëve thuhet se dorasi viktimën më parë e ka shkelur me makinën e vet. Bëhet fjalë për një Volkswagen Golf, ngjyrë të kaltër (blu) me targa gjermane BO-MD7777. Xhami i përparshëm i makinës është dëmtuar por ka gjasa që edhe rrota e përparshme në anën e pasagjerit të jetë dëmtuar. Policia këtë makinë akoma nuk e ka gjetur.

Auto

Vragen

Pyetje

Policia holandeze i ka tani këto pyetje:

  • Kush di më shumë për vrasjen e 29 tetorit 2017 në Winterswijk?
  • Kush ka informata lidhur me rrethanat dhe prapavijën e vrasjes?
  • Kush e di se ku ka mbetur makina e dorasit?

Kontakt (anonim) me policinë

Është shpallur një shpërblim prej 15.000 euro për informatën që çon deri te zbardhja e këtij rasti. Ka mënyra të ndryshme se si mund të kontaktohet me policinë.

  • Policinë mund merrni kur të doni për të dhënë informata në numrin 0900-8844 ose nga shtete të jashtme në numrin +31 34 357 8844
  • Informatën tuaj mund ta jepni edhe në mënyrë dixhitale me anë të formularit të mëposhtëm (‘Tipformulier’)
  • Ndoshta preferoni që të mbeteni anonim. Atëherë mund të kontaktoni me Ekipin Kombëtar Informativ [Team Nationale Inlichtingen, TNC] të policisë. Ky është një ekip që informatat i trajton në fshehtësi të posaçme dhe është mësuar të ketë kontakte me njerëz që japin informata në raste vrasjesh. Ekipi TNC është një nga degët e pakta të policisë që mund ta mbajë në fshehtësi identitetin e burimeve të saj. Për hir të sigurisë tuaj, të dhënat tuaja personale mbeten të ditura vetëm brenda ekipit TCI. Informatat tuaja nuk shkëmbehen me të tjerë brenda dhe jashtë policisë. Numri i telefonit është 0031-79-3458999

Zaaknummer

2017501169-1

Datum delict

28th October, 2017

Plaats delict

Winterswijk

Signalement

Status

gezocht